Zëvendëskryeministri Erion Braçe mohon të ketë ndonjë fakt që përfshin kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako në blerjen e votave. Në studion e ABC News numri dy i qeverisë deklaroi se fenomeni i blerjes së votave ka ekzistuar gjithmonë, pasi ai vetë ka qenë dëshmitar se si thasët me lekë kanë përfunduar në kanal në zonën e tij elektorale në Lushnje.
E ka lexuar me kujdes përgjimin e dosjes 339 dhe ka arritur në një përfundim. Kryetari i Bashkisë së Durrësit nuk ka blerë asnjë votë në zgjedhjet e vitit 2017.
“T’u referohemi fakteve, nuk ka në atë dosje ku Dako t’u ofrojë atyre personave lekë për blerje vote”.
Ajo që e habit më shumëzëvendës kryeministrin Erion Brace është pikëpyetja se pse nuk ka një dosje përgjimesh për deputetët që sot janë në opozitë.
“Si nuk paska një deputet të PD të përgjuar për të blerë vota. Ka deputetë të PD që kanë shitur shtëpinë për të blerë vota dhe mos me detyroni te flas me emra”.
Që votat blihen nuk ka asnjë dyshim, madje është dëshmitar i thasëve me para që ngarkoheshin mbi kurriz
“Ka deputetë të LSI me thasë me para për të blerë vota. U kam bërë dëm të madh në territorin e Lushnjës, kam ndjekur pas drejtor burgjesh që kanë hedhur para në kanale vaditëse”.
Ajo që duhet sqaruar një herë e mirë për numrin dy të qeverisë është se Vangjush Dako i ka fituar ato zgjedhje ndërsa fenomeni i blerjes së votës duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë nga klasa politikeku edhe ai vetë bën pjesë./abcnews.al