Braçe kapet e “syrin” e doktorit: Në rrugën “Marko Boçari”, militantët e Berishës dhunuan qytetarët

schedule22:35 - 11 Maj, 2025

schedule 22:35 - 11 Maj, 2025

Kandidati i PS në Tiranë Erion Brace, në një video mesazh ka deklaruar se në rrugën Marko Boçari militantët e Berishës kanë dhunuar qytetarët.

Referuar ngjarjes së ndodhur, Erion Braçe, po ashtu nënvizoi se Partia Demokratike, e shoqëruar me televizionin që e cilëson si “kriminal të familjes”, kanë dhunuar. Gjithashtu ai bën thirrje që të heqin dorë nga presioni dhe dhuna e ushtruar, ndërsa shton se në zonën e tij nuk ka pasur kurrë blerje votash.

“Mirmbrëma unë mendoj se merrem me burra dhe jo me qesharakë si punë e Belind Këlliçit. Unë kam shkuar në zonën apo në rrugën “Marko Bocari”, në një zyrë pune për shkak një bande e PD e shoqëruar me televizioni kriminal të familjes ka tërhequr zvarrë gra dhe ka goditur një tjetër burrë atje. Që këta i kanë vrarë socialistët e di, kam qenë prezent në 21 janar kur kanë qëlluar e vrarë socialistë. Por nuk ndodh kurrë në botë që këto të prekin me dorë një socialist të vetën. Belind Këlliçin e kam thirrur unë atje, i kam treguar të gjitha ambientet e zyrës madje edhe të një magazine atje. I kam treguar ushqime…dhe më ka thënë unë nuk dyshoj se ti ke blerë vota. Nuk e bën ti këtë. As ti as Pandeli Majko as Fatmir Xhafa. Në zonën time elektorale kurrë nuk është harxhuar një lek, dhe ja thasë në sy atij mostre. Unë nuk kam lek për të blerë vota nuk e bëj unë. Belindi dhe gjithë soji i tij e bën këtë gjë…Unë jo. Dhe nuk ka një provë që të akuzojë një njeri të vetëm në territorin e njësisë numër 5 ku jam unë përgjegjës politik për të blerë qoftë edhe një gjysmë vote. E vërteta është që banda e Belind Këllicit nëpër Tiranë ka sulmuar në një ambient pune të socialistëve, ka goditur një grua ashtu si ka goditur edhe një burrë atje. Procesverbali që ka mbajtur policia e shtetit në prezencë të Belind Këllicit ka evidentuar vetëm kokoshkat në zyrën e punës së PS asgjë tjetër. Kjo është e vërteta. Nëse vazhdon këtë histori mbrapa më ke Belind dhe gjithë Belindët e tjerë që rrinë pas teje për këtë histori siç ligji dhe organet e drejtësisë e përcaktojnë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!