I gëzuar me fitoren e kombëtares sonte përballë Hungarisë në Elbasan, deputeti Erion Braçe ka një këshillë për lojtarët e ekipit kuqezi, që të qëndrojnë me këmbë në tokë.
“Pertej fitores, vlen pafund ringritja! Pas asaj humbjeje ne Poloni, ringritja vlen me shume se tre pike.
Tani, me kembe ne toke! Pash ate zot mos nis fluturimi i zakonshem e pastaj perplasja pertoke!
Qetesi, besim, modesti e force! VO: sa british Broja dhe sa gola angleze moren hungarezet kete jave” shkruan Braçe.
Jo vetëm kombëtarja. Ish-zv/ kryeministri ka edhe një tjetër gëzim, që është i dyti sot. Partizani i tij zyrtarizoi mbrëmjen e sotme blerjen e mesfushorit, Ergys Kaçe.
“Bum bum Partizani! Ergys Kace behet flak i kuq! Nje here i kuq, perhere i kuq” shkruan ai./ Abcnews.al