Braçe: Basha nuk mund të kërkojë llogari

schedule10:42 - 12 Prill, 2018

schedule 10:42 - 12 Prill, 2018

Pas ndërprerjes së seancës nga vendi deputeti Erjon Brace ka fajësuar Lulzim Bashën për ecurinë e seancës. Deputeti socialist i ka kujtuar kryetarit të PD mosmarrjen e përgjegjësisë për 21 Janarin kur ishte ministër i brendshëm.

“Ky debati për protesta për protestuesit bëhet për njerëzit që protestojnë jo me ish ministrat që vrasin protestues. Në këtë sallë që nga vendosja e pluralizmit politik është vetëm një njeri që ka mbi kurriz në cilësinë e ministrit 4 të vrarë. Edhe sot e kësaj dite jo vetëm që nuk ka kërkuar ndjesë, i vetmi që ka protestues në pluralizëm, por vazhdon edhe te qeshë edhe kur vret njerëz. Në 21 janar  janë arrestuar 442 vetë. Në ditët që pasuan 21 janarin kanë bërë burg 42 protestues, për të justifikuar alibinë e përdorimit të armëve në mes të bulevardit”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!