Teuta arriti të mposhtë Partizanin në “Niko Dovana” ditën e mërkurë, me rezultatin minimal 1-0. Kjo sfidë ishte shumë e kontestuar, për shkak të disa vendimeve të arbitrit kryesor.
Kontestime ka pasur edhe nga zv. kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe. Në profilet e tij zyrtare, Braçe shkroi se gjykimi ishte kundër Partizanit dhe pro Teutës, duke sulmuar në mënyrë direkte arbitrin e takimit dhe presidentin e FSHF-së, Armando Duka.
View this post on Instagram
I menjëhershëm, ka qenë reagimi i talentit të Teutës, Sherif Kallaku, i cili në Instagramin e tij zyrtar, shkroi: “Këto ditë nuk kemi qenë të qetë në fushë… Në çdo hap, në çdo pasim, në çdo goditje topi, mendja dhe zemra kanë qenë te miqtë e mi në Bubq, që tërmeti i 26 nëntorit i la pa shtëpi…
Po kur shikoj zv. kryeministrin e vendit tim që në këto kohë të dhimbshme gjen kohë të merret me “padrejtësitë” e me pikët e Partizanit, ndjej dyfish më shumë dhimbje jo vetëm për miqtë e mi në Bubq, por për të gjithë shqiptarët…”/abcnews.al