Bozheku: SPAK, hermetik për arrestimin e Avdylajt! Karamuço: Grupet kriminale festë për gradën e një polici të lartë

schedule21:48 - 1 Korrik, 2024

schedule 21:48 - 1 Korrik, 2024

Në emisionin “360 Gradë” në “ABC News” avokatja Enida Bozheku foli për arrestimin e Astrit Avdylajt. Gjatë intervistës, ajo u shpreh se SPAK është treguar shumë hermetik, në lidhje me operacionin e zhvilluar për arrestimin e tij me qëllim shmangien e dekonspirimit të operacionit.

Nga ana e tij eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se Astrit Avdylaj duhet t’i japë përgjigje pyetjes për zhdukjen e Ervis Martinaj pasi ka qenë personi i fundit që është takuar me të.

Gjithashtu eksperti Karamuço ndau edhe një tjetër detaj në “360 Gradë”. Ai tregoi se në Shijak para ca kohësh është bërë një festë nga këto grupe për gradën e një polici të lartë, ndërsa shtoi se AMP po heton këtë çështje.

Pjesë nga intervista në studio:

Enida Bozheku: Familja Avdylaj është shumë e fuqishme dhe SPAK nuk vepron kur vjen puna në këto nivele pa sinjalizimin e partnerëve të vet. Është treguar një hermetizëm nga SPAK dhe kjo është bërë për të evituar çdo ndikim që mund të kishte për të dekonspiruar operacionin.

Ervin Karamuço: Edhe nëse policia ka pasur një informacion nga një grup rival sepse ka edhe njerëz informativ policia dhe nuk t’i thotë. Unë di që është një aparaturë që kryqëzohen me të dhëna të tjera, por nuk thuhen. Ky personi që është arrestuar duhet t’i japë përgjigje pyetjes që ka lidhje me Ervis Martinajn sepse është personi i fundit që është takuar. Madje janë ushtruar kontrolle në këtë zonë vetëm për këtë shkak. Përpara ca kohësh aty në atë zonë është bërë një festë dhe është festuar grada e një polici të lartë. Pra i kanë bërë një darkë dhe ky ka festuar për gradën e vet. AMP po heton se kush është. Kush është ky person që grupet kriminale kanë festuar? Pra dyshohet se kanë organizuar një darkë.

Anduena Llabani: Astrit Avdylaj ka lidhje edhe me median shumë gazetarë shërbenin për familjen Avdylaj përkundrejt pagesës. Këto do t’i nxjerrë sky ecc.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!