Bozheku: Izraeli nuk mund të sulmojë Turqinë. Eksperti: Ankaraja ka filluar të zhvillojë sisteme raketore

schedule22:38 - 3 Tetor, 2024

schedule 22:38 - 3 Tetor, 2024

Presidenti Turk, Rexhep Taip Ergogan deklaroi nga Parlamenti në Ankara këtë të martë, se pas Libanit dhe Rripit të Gazës Izraeli synon të pushtojë Turqinë.

Lidhur me këtë deklaratë është diskutuar në emisionin ‘360 Gradë’, ku ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku ka thënë se Izraeli kurrsesi nuk do të mund të sulmonte Turqinë, për shkak të linjës së njëjtë fetare.

Ndërsa, koloneli Dritan Goxhaj u shpreh se Erdogani i thonë vëllezër libanezëve, kur gjysmën e ka deklaruar organizatë terroriste.

Sipas ekspertit gjeopolitik Lufti Bilalli, Izraeli mund ta dëmtojë Turqinë, por mund të dëmtohet dhe vetë.

Bozheku: “Po të shohën Erdogani në deklaratën që ka dhënë përmend dy momente, tokën e premtuar dhe fenë. Të gjithë retorikën që bën dhe i drejtohet popullit të tij e bazon mbi elementin fetar, pra që duhet të bashkohemi me vëllezërit dhe motrat tanë libanezë, për shkak të një linje fetare muslimane, që duhet të na ccojë ne të gjithë së bashku, që Turqia është me ju. Izraeli kurrsesi nuk do të mund të sulmonte Turqinë.

Goxhaj: “Ka dhe nuanca të hipokrizisë. Ai i drejtohet dhe popullit libanez ku thotë i kemi të gjithë vëllezër. Nuk është e vërtetë. Një pjesë të libanezëve, Turqia i ka deklaruar me probleme se vazhdon të ketë përplasje me Hezbollahun. Nuk mund të thuash që të gjithë libanezët i kemi vëllezër, kur gjysmën e tyre i ke deklaruar organizatë terroriste”.

Bilalli: “Shoh dy fjali të rëndësishme, nga fjalimi i presidentit turk, një kur tha që Izraeli ndalet vetëm me dhunë dhe e dyta kur tha që në radhë ne jemi të dytët që rrezikohemi për sulm nga Izraeli. Ai dhe për Gazën ka pas thënë që do të dërgojë trupa. Turqia në kapacitet e veta ka filluar të zhvillojë sisteme raketore, por jo në një nivel të tillë. Izraeli mund ta dëmtojë Turqinë, por mund të dëmtohet dhe vetë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!