Moti i keq dhe përmbytjet ka qenë tema e emisionit “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.
Anëtari i kryesisë së PD, Enno Bozdo tha se është qesharake të krahasosh situatën e sotme me atë të vitit 2010-të.
Sipas tij reshjet e shiut të rëna sot me ato të 2010-s janë shumë larg, pasi këtë herë ka rënë vetëm 16 orë shi, ndryshe nga 2010-ta ku ra për 20 ditë shi.
Ai tha se përmbytja ndodhi pasi u hapën digat dhe njerëzit nuk u lajmëruan, prandaj nuk u mor asnjë masë.
Pjesë nga biseda:
Xhafo: Përmbytje e shkaktuar nga Zoti, apo është nga keqmenaxhimi i kaskadës?
Bozdo: Përpjekja e kryeministrit për të krahasuar përmbytjen e 2010-s me këtë aktuale është qesharake. Në vitin 2010-të pati një situatë të papërsëritshme, më shumë se 20 ditë shi të pandërprerë. Kur u vendos hapja e portave kaskada e Drinit ishte në kuota maksimale. Në atë kohë jo vetëm që nuk importohej energji, por hidrocentralet punonin me të gjitha kapacitete, dhe vetmja mënyrë për të shpëtuar digat ishte hapja e portave. Në 2010 ishte situatë e paprecendtë u hapën portat kur rezerva energjetike ishte në nivelet maksimale. Korporata jo vetëm që nuk importonte energji, por punonte me kapacitet të plotë.
Nazarko: Eksportonte?
Bozdo: Mbase edhe eksportonte, mund të rezervonte në Kosovë. Konsumi ka qenë maksimal, megjithatë nuk mund të mbahej në kuotë maksimale rezerva.
Kongjoni: U njoftua atëherë?
Bozdo: Është njoftuar ditë përpara. Që nga çasti që t’i shkarkon në mënyrë ë komanduar, Shkodra dhe Lezha nuk përmbyten përnjëherësh, por pas 4-5 orësh, që i jep mundësi autoriteteve të marrin masat përkatëse. Situata sot, këtu nuk kemi të bëjmë me çastin kur jemi në kuota maksimale. Janë kontraktuar 45 mijë kilovat energji, gjatë kohës që derdhnim ne merrnim energji nga eksporti, Komani nuk punonte 100 përqind. Përmbytja u bë e paparaljmëruar, dhe i kapi njerëzit të papërgatitur. Kanë qenë të gjitha informacionet e duhura për të parashikuar se sa sasi reshjesh do biej dhe ku do biej.
/Abcnews.al/