I rreshtuar kundër kryetarit Lulzim Basha, Enno Bozdo thotë se iniciativa e prezantuar dje nga Fatbardh Kadilli është një projekt 3-vjeçar. I ftuar në “Abc live” me Juli Xhokaxhi, ai shprehet se kjo iniciativë vjen për shkak të problemeve që shikonin në parti. Bozdo thotë se pas zgjedhjeve i ka kërkuar Bashës ndryshime në PD.
“Edhe sikur të mos kishte ndodhur skizma mes Berishës dhe Bashës problematika ishte atje. Iniciativa e Kadillit ishte një projekt disavjeçar sepse shikonim gjëra që nuk shkonin. Sa më shumë shikonim që partia burokratizohej aq më shumë lindte ideja për të ndërmarrë një lëvizje të tillë. është të paktën 3-vjeçare në dijeninë time. Problematika me opozitën ka qenë përpara se të fillonte skizma. I kam kërkuar Bashës jo thjeshtë evidentimin e arsyeve, jo thjeshtë konceptin e masakrës zgjedhore. Ne e dimë çfarë ka ndodhur, por i kam thënë që e dinim që do i vidhte zgjedhjet. Atëherë i kam kërkuar një opozitë ndryshe. Fytyra të ndryshme, verbit politik. Në fushatën zgjedhore Basha nuk kishte asnjë lloj projekti. Basha ia hodhi të gjithë fajin për humbjet manipulimin zgjedhor. Nëse nuk korrigjojmë shanset që të vijë në pushtet janë zero,” shprehet ai.
Lexo edhe: Fraksionet në PD, Ristani: Jemi bashkë kundër Bashës; Piciri: Berisha ka ende për të dhënë
Bozdo shprehet më tej se Sali Berisha e ka mbyllur ciklin e tij në PD dhe se është e nevojshme të ketë një opozitë ndryshe.
“Berisha e ka mbyllur ciklin e tij dhe ai e di këtë. Ne kemi nevojë të pjellim një tjetër lloj opozite. Gjëja kryesore është që një politikan të jetë i besueshëm. Sali Berisha ka qenë i besueshëm. E vërteta është që duhet një opozitë ndryshe,” shprehet Bozdo. g.v/abcnews.al