Bounou në “lëvizje”, Inter, Aston Villa e Tottenham pas marokenit

schedule19:30 - 5 Qershor, 2023

schedule 19:30 - 5 Qershor, 2023

Me legjendën e klubit “zikaltër”, Samir Handanovic pranë largimit nga “Giuseppe Meaza”, bordi i Inter ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e 38-vjeçarit dhe tashmë në “radarët” e milanezëve ka rënë “gardiani” i portës së Sevilla, Yassine Bounou.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes spanjolle, “AS”, “zikaltërit” e pëlqejnë shumë “shtatlartin” maroken të portës dhe mësohet se kanë nisur negociatat e parë me klubin “andaluzian”.

Mirëpo, “zikaltërit” nuk janë të vetmit të intersuar për Bounou, me 32-vjeçarin, që pëlqehet shumë dhe nga Tottenham e Aston Villa, në Premier League, me Spurs që kanë shfaqur pëlqimin e tyre për marokenin, që në merkaton e dimrit.

Të interesuar gjithashtu janë dhe arabët e Al-Ahly, ndërkaq mësohet se “andaluzianët” e Sevilla, nuk do të pranojnë asnjë ofertë më të vogël se 20 ose 25 milionë euro, për “gardianin” e portës së tyre.

Ndërkaq, kujtjomë se Bounou ishte një ndër protagonistët absolut, në rrugëtimin e Sevilla-s, së tij në Europa League, rrugëtim që u përfunduar më së miri, mbrëmjen e së mërkurës së kaluar, ku “andaluzianët” fituan për herë të 7-të trofeun e Europa League. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!