Botox, sekreti për të mos e tepruar, këshilla nga Dr. Silvana Mishtaku

schedule12:43 - 3 Gusht, 2020

schedule 12:43 - 3 Gusht, 2020

Botox është një nga trajtimet më të shpeshta të dermoestetikës jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën.  Përdorimi i parë i tij në mjekësi daton në vitin 1920 dhe mbi 60 vjet më vonë (në vitin 1987) një çift mjekësh zbuluan efektin e botox mbi  rrudhat gjatë përdorimit oftalmologjik të tij (sëmundjeve të syrit). Që prej atij momenti botox filloi rrugëtimin në dermoestetikë për t’u kthyer sot në industri biliona dollarëshe.

Pavarësisht trajtimeve të reja dhe aparaturave moderne që vazhdojnë të prodhohen e të ofrohen, botox , i konsideruar si “gjeniu në shishe” mbetet alternativa më e mirë e trajtimit të rrudhave të mimikës. E megjithatë në praktikën e përditshme vazhdoj të shoh reagime jo të mira dhe frikë kur rekomandoj aplikimin e botox.  Kjo sepse njerëzit e lidhin fjalwn botox me fytyra të kthyera në maska, fytyra të fryra e të deformuara e pamje nga më të frikshmet.

Në fakt në shumë prej këtyre rasteve nuk është shkaku i deformimeve aplikimi i botox, por injektimi  i lëndëve mbushëse (në rastin më të mirë acid hialuronik, në rastet e këqija lëndë si silikon i lëngshëm),  në raste të tjera aplikim jo korrekt i botox, që ka të bëjë në fakt edhe me konceptin e trajtimit me botox (shpesh herë synohet nga aplikuesi dhe kërkohet nga pacienti zhdukje e plotë e rrudhave), por botox mund të aplikohet dhe të ruhet pamja natyrale e fytyrës duke patur parasysh disa fakte…

Në rradhë të parë botox relaxon muskujt e zonës ku injektohet e për pasojë shtrirje të rrudhave në zonën e injektimit, pra nuk krijon fryrje (buzet nuk fryhen me botox!!!).

Nga ana tjetër, për hir të së vërtetës, nëse bllokon plotësisht disa muskuj të fytyrës, gjatë periudhës nën efektin e botox fillon dhe përdor muskuj të tjerë të fytyrës të cilat mund të jenë dhe më të ështira për t’u trajtuar.

Kjo gjë është e evitueshme nëse ju nuk pretendoni zhdukje të plotë të gjitha rrudhave, por edukoheni të zbusni me botox zonat më të fuqishme të mimikës (si psh rrudha mes vetullave, vijat horizontale të ballit apo anash syve).  Shpesh herë pretendimi për të reduktuar dhe rrudha të lehta në zona më specifike mund t’ju përkeqësojë apo t’ju humbi pamjen natyrale.

Një shprehje tjetër që dëgjoj shpesh është: “jam herët për ta filluar, dua ta shtyj për më vonë se po e fillova duhet ta bëj gjithmonë”.  Në fakt ashtu si në çdo fushë tjetër të mjekësisë edhe në dermoestetikë vlen shprehja “më mirë të parandalosh sesa të kurosh” dhe botox mund të aplikohet  në moshat e reja, në personat qe kanë mimikë shumë të shprehur, për të parandaluar instalimin e rrudhave në gjendje qetësie dhe për të edukuar muskujt e mimikës. Në këto mosha të reja botox  redukton plotësisht rrudhat e para të cilat nuk  rishfaqen menjëherë pas del efekti i botox. Ndërkohë në moshat e mëdha me rrudha të thella aplikimi i botox nuk arrin ti zhdukë plotësisht rrudhat në  një aplikim ndaj kërkohet kombinim  edhe me trajtime të tjera.

Për të ruajtur pamjen natyrale por njëkohësisht reduktimin e rrudhave, konsultohuni paraprakisht për llojin dhe dozën e botox me mjekun që do t’u aplikojë trajtimin, pasi në varësi të tyre mund kryeni trajtimin dhe  i vetmi ndryshim që njerëzit t’ju vënë re është se dukeni më të freskët  dhe më të shplodhur.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Silvana Mishtaku në Klinikën VIVIA kontaktoni në numrin 0696075599.

Klinika Vivia, aty ku mosha ndal!./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!