Botohet partitura e simfonisë së parë shqiptare, krijuar nga Çesk Zadeja

schedule15:42 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 15:42 - 15 Dhjetor, 2022

Simfonia e parë shqiptare që u ngjiz në vitin 1956 në Moskë ka gjetur dritën e botimit. Autori i saj, Çesk Zadeja përmbyll studimet për kompozicion, në konservatorin “Pjotër Iliç Çajkovski”, me këtë vepër. Ish studenti i Zades, Vaso Tole thekson rëndësinë e këtij botimi, duke renditur problemet me partiturat e hershme.

“Që në vitet 70 nuk ka një partitur të saj. Ndaj  vlerësuam me mjaft rëndësi që kjo vepër botohet për 95 vjetorin e lindjes së profesor Çeskut”, thotë Vaso Tole.

Kjo simfoni dëshmoi seriozitetin dhe formimin profesional, si dhe jehonen e menjëhershme në Moskën e atyre viteve.

Gjatë periudhës studentore ai kompozoi kantatën ˝Atdheu im˝ (1955) dhe ˝Simfonia Nr.1˝ (1956), me të cilat dëshmoi seriozitetin dhe formimin e tij si profesionist”, shton ai.

Me mjaft rëndësi është edhe përmbajtja e saj kombëtare në tinguj, kujton Tole, rrëfyer nga profesori në 1996 Pengu i Çesk Zades, ishte lënja në mes e kompozimit të  operas, ndaluar nga diktatura.

Zadeja në krijimtarinë e tij la pas si trashëgimi të pasur muzikore, ka prekur pothuaj të gjitha format dhe gjinitë.   Ministria e Kulturës 2022 e ka shpallur si si viti i Çesk Zades. Në përmbyllje të 95-vjetorit të lindjes Akademia e Shkencave botoi Simfoninë dhe Monografinë dedikuar babit të muzikës shqiptare, Çesk Zadeja. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!