Lionel Messi feston ditëlindjen e 39-të, teksa po shkëlqen me Argjentinën në Botëror, ku ka shënuar 5 gola.
Ndërkaq, te goli është rikthyer edhe Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dopietë ndaj Uzbekistanit.
Në emisionin “Futboll jo Soccer”, gazetari Fatmir Mneri tha se momentalisht, Messi është mbreti i futbollit, por është kënaqësi të shohësh festimet e golave nga Ronaldo.
Ndërsa trajneri Ledio Pano theksoi se Ronaldo ka pasur ego të sëmurë, ndryshe nga Messi.
Lidhur me legjendën e Kroacisë, Luka Modriç, trajneri Ermal Tahiri u shpreh se kroati nuk mund të ketë rendimentin e një 20-vjeçari.
Fatmir Mneri: Momentalisht, po. Messi është mbreti i futbollit. Kënaqesh kur sheh festimin e golit të Ronaldos.
Ledio Pano: Përderisa është në Botëror, rikthim për çfarë? Rikthim te goli, kjo po. Ndoshta nga kritikat që ka marrë dhe tani që shënoi dy gola, ndihet më i lehtësuar. Ka pasur ego të sëmurë, Messi nuk e ka pasur asnjëherë. Për të mirën e futbollit, shpresojmë të jetë rikthyer.
Ermal Tahiri: Po diskutojmë është apo jo Modriç. Që të kalosh një moshë të caktuar, ne edhe për portierët themi. Të jesh 40 vjeç dhe të kesh rediment si një 20-vjeçar, është e vështirë./abcnews.al



