Botërori, “luftë” sërish me Serbinë/ Kodra: Ishte skenari më i keq, Pano: Kemi bërë mirë ndaj të mëdhenjve

schedule22:16 - 15 Dhjetor, 2024

schedule 22:16 - 15 Dhjetor, 2024

Ajo që ndodhi atë mbrëmje i vuri vulën gjithçkaje.

Dihej që më parë se çdo të thoshte një përballje futbolli mes Shqipërisë e Serbisë dhe 14 tetori 2014 nuk la asnjë dyshim.

Dy Kombëtaret do të përballen sërish me njëra-tjetrën në një fazë eleminatore, këtë herë në kualifikueset e vlefshme për pjesëmarrjen në Botërorin e vitit 2026 që do të zhvillohet në tre shtete SHBA, Meksikë e Kanada.

Mbi këto tema u fol edhe në studion e “E Diela Sprint”, nga gazetari Maks Tashi, në ABC News, ku të ftuar ishin drejtori i PR në FSHF, Fatjon Kodra, ish-“ylli kuqezi” Ledjo Pano, trajneri Ermal Tahiri dhe gazetari Nertan Prifti.

Kodra tregoi më shumë për emocionet e përjetuara gjatë mësimit të emrave të kundërshtarëve, ndërsa një mendim për sfidën ndaj Serbisë e dhanë edhe Pano e Tahiri.

Pjesë nga biseda në studio:

Fatjon Kodra: Trajneri kishte goxha ankth dhe ndodhi pikërisht ajo që nuk donte. Diferencat janë reduktuar ndjeshëm me Kombëtaret e tjera, por ky ishte skenari më i keq. Vetëm Anglia është tjetër nivel, është padyshim një nga rivalet më të forta.

Serbia vërtetë ka patur sukses, por po ta bëjmë një krahasim me Kombëtaren e 2014-s nuk është ai kualiutet, padyshim ekip i fortë, por nuk ka ato yje.

Edhe karikimi i lojtarëve do jetë më i madh me Serbinë, Do të jetë motivim shumë i lartë për të marrë fitore. Është një armë plus për ne. Unë kisha një bindje që do të kishim një short të vështirë. Në Kombëtare ka lojtarë që vijnë nga Kosova. Edhe trajneri është i vetdijshëm për rëndëisën e sfidës, por gjëja e parë që diskutuam është që kjo është thjeshtë futboll.

Ledjo Pano: Herën e kaluar në kualifikueset e Botërorit kishim 3 ekipe tforta. Edhe Serbia edhe Anglia kanë marrë pjesë në Kupën e Botës por edhe ne synojmë të hyjmë atje. Duhet të përpiqesh, të luftosh.

Ndeshja e parë në “Ëembley” është shumë e vështirë. Me Portugalinë s’na e mori mëndja që do fitonim. Sa herë luajmë me besim kemi arritur të bëjmë dicka. Ndaj skuadrave të mëdha ne kemi luajtur përherë mirë.

Ermal Tahiri: Duhet të mos hyjmë inferior. Kemi treguar që kemi ekip shumë të mirë. Duhet një menaxhim i mirë dhe ishalla të mos ketë dëmtime,. Problematika jonë është se si ne duhet të rritemi. Jemi shumë më mirë seç ishim në vitin 2014.

Unë do thoja ndaj Letonisë e Andorrës duam pikët e plota pastaj fillojmë të mendojmë për të tjerët. N.q.s ne marrim pikë të plota këtu të njëjtën gjë e bën edhe Anglia, për Serbinë nuk jam i sigurtë. Nëse arrijnë këtë, çunat do të jenë të karikuar për të arritur fitore të rëndësishme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!