Nuk kishte arritur kurrë kaq lart.
Është tepër e re Lara Kolturi, por kjo nuk e pengoi që këtë fundjavë të arrinte një rezultat të jashtëzakonshëm.
Skiatorja alpine e kombëtares shqiptare zuri vendin e dytë sllallomin për femra në Çmimin e Madh të Kupës së Botës të mbajtur në Gurgl të Austrisë, duke hyrë për herë të parë në zonën e medaljeve.
Kolturi, vetëm 18 vjeç, la pas të gjitha konkurrentet, dhe u mposht vetëm nga skiatorja më e madhe në histori, amerikania Mikaela Shiffrin.
Shqiptaro-italiania dha kohën 51”69 në zbritjen e parë, dhe 49”08 në të dytën, në të cilën la pas edhe kampionen Shiffrin.
Në total, ajo mbeti vetëm 55 të qindat prapa veteranes, ndërsa zvicerania Camille Rast doli e treta me 57 të qindat e sekondës vonesë nga Kolturi.
Adoleshentja, që ka marrë medalje të arta dhe të argjendta në kampionatet botërore për të rinj e të reja, shpreson që të përmirësojë rezultatin e arritur vjet në Kupën e Botës të skive alpine, dhe rezultati në Austri është një konfirmim. /abcnews.al