Botërori i klubeve nis me spektakël/ Ceremonia madhështore përpara ndeshjes së parë në Miami

schedule13:34 - 15 Qershor, 2025

schedule 13:34 - 15 Qershor, 2025

Turneu më i madh i këtij lloji, meritonte një ceremoni hapëse madhështore. Sigurisht në stilin amerikan të organizatorëve, me shumë muzikë, efekte speciale dhe fishekzjarrë…

Përpara nisjes së topit të parë të Botërorit për Klube, në stadiumin e Miami, FIFA dhe organizatorët i dhuruan një hapje spektalare turneu. Në fusdhë performuan këngëtarë të famshëm si French Montana dhe Sëae Lee, ndërsa yjet e futbollit ishin në tribuna.

Një ceremoni hapëse në linjë me atë që pret FIFA nga ky Botëror për Klube që për herë të parë në histori do të luhet me një format të zgjeruar me 32 skuadra nga të gjithë kontinentet.

Edhe shifrat që rrethojnë kompeticionin janë madhështore. Qeveria botërore e futbollit do të shpërndajë 1 miliard dollarë për finalistët, ndërsa skuadra që do të ngrejë trofeun do të arkëtojë 125 milion dollarë, shpërblimi më i lartë i dhënë ndonjëherë.

Por pritshmëritë sa i përket tifozëve janë larg realitetit. Për shkak të politikave shtrënguese të administratës Trump me emigrantët dhe dhënien e vizave, shitja e biletave nuk është në nivelin e pritshëm.

Për këtë arsye, FIFA ka vendosur të ulë çmimin, deri në 3.5 dollarë për një biletë në varësi në ndeshjeve.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!