Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Botërori i Kick Box, vëllezërit Jakupi duan titullin kampion

schedule15:44 - 31 Tetor, 2019

schedule 15:44 - 31 Tetor, 2019

1200 sportistë nga 50 shtete pjesëmarrëse. Zhvillohet në Itali prej datës 31 tetor deri më 3 nëntor kampionati boteror i kick-box, ku Shqipëria do të përfaqësohet sërish me dy vëllezërit binjakë nga Vlora,Stiven e Brus Jakupi. Pjesëmarrjen në këtë kampionat botëror e kanë për herë të tretë, por të dy vëllezërit janë pjesëmarrës edhe në një sërë aktivitetesh të tjera ndërkombëtare dhe botërore, duke merituar deri edhe titullin kampion bote.

Pikërisht këtë do të synojne edhe në Kampionatin Botëror që zhvillohet në Itali, me synimin për të mbrojtur dhe fituar sërish titullin kampion bote. Stiven e Brus Jakupi shprehen të bindur se edhe këtë Kampionat Botëror do të japin maksimumin e tyre, ndërsa Shqipëria përfaqësohet me një grup prej 5 personash, teksa trajner do të jetë italiani i mirenjohur Xhorxho Baldo, president edhe i VTKA-së.

Kampionati botëror i Kick Box-it

Të dy binjakët e cilësojnë një kampionat botëror me shumë vështirësi, duke vlerësuar edhe sportistët nga Italia, Ukraina, Rusia apo ndonjë shtet tjetër, të një niveli mjaft të lartë: “Synimi mbetet titulli kampion bote, për të mbrojtur dhe fituar sërish, pavarsisht faktit se është një Kampionat Botëror me nivel të larte vështirësie. Dëshirojmë të falënderojmë trajnerin italian Xhorxho Baldo për mbështetjen e fuqishme që na jep, ndërsa synojmë të ngremë lart sërish emrin dhe flamurin kuqezi, duke fituar titullin kampion bote”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!