Luiza Gega ka arritur që të sigurojë finalen e madhe në kampionatin botëror të Atletikës që po zhvillohet në Doha të Katarit. Sportistja shqiptare doli e pesta në garën e 3000 metrave më pengesa në baterinë e dytë.
Me rezultatin 9’28”32, vetëm 10 sekonda larg fitueses Beatrice Chepkoech nga Kenia, Gega siguroi kohën e dhjetë më të mirë, duke arritur në finale. 15 sportistët me kohën më të mirë të të trija baterive do të garojnë me 30 shtator.
Gega do të synojë zonën e medaljeve në finalen e madhe, por me rëndësi po ashtu është dhe grumbullimi i pikëve për lojërat Olimpike. /abcnews.al