“Katar 2022” mendohet të jetë Botërori i fundit për trajnerin e kombëtares holandeze. Trajneri Luis van Gal, ka konfirmuar se mund të largohet nga Holanda në fund të botërorit “Katar 2022”.
Pas hedhjes së shortit të “Nations League”, ku “tulipanët” ranë në të njëjtin grup me Belgjikën, Poloninë dhe Wellsin, tekniku ka folur në një konferencë për shtyp edhe për të ardhmen e tij.
Tekniku i kombëtares portokalli nuk do rinovojë kontratën me Holandën, pas Kupës së Botës.
“Besoj se është diçka fantastike që do të luajmë kundër Belgjikës. Kam luajtur vetë në këtë sfidë. Belgjika ka një skuadër shumë cilësore dhe luajnë një sistem mjaft interesant. E ardhmja? Do të fokusohem vetëm te Botërori dhe më pas do të shikoj jetën time. Misioni im përfundon aty”, ka deklaruar Van Gal. /f.a/abcnews.al