Botërori i basketbollit, SHBA-ja fiton në kohën shtesë

schedule19:08 - 3 Shtator, 2019

schedule 19:08 - 3 Shtator, 2019

Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan me vetëm një pikë diferencë përballë Turqisë në kampionatin botëror të basketbollit që po zhvillohet në Kinë. Në takimet e tjera bie në sy disfata e Gjermanisë ndaj Republikës Domenikane në sekondat e fundit ndërkohë që Brazili ia doli të fitojë ndaj Greqisë.

Një botëror i jashtëzakonshëm dhe me plot surpriza po zhvillohet në Kinë në basketbollin për meshkuj. Ditën e sotme ka përfunduar faza e dytë e grupeve të kampionatit botëror ndërkohë që një sfide spektakolare u zhvillua mes kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë.

Ishin amerikanët ata që buzëqeshën në fund pasi fituan me rezultatin 93-92, triumf i cili erdhi vetëm në kohën shtesë. Vlen të theksohet se Turqia shpërdoroi raste të arta duke humbur katër gjuajtje të lira radhazi në minutën e fundit të ndeshjes, gabim fatal qe i kushtoi rëndë ndërkohë që përfituan amerikanët.

Në sfidat e tjera, Gjermania u surprizua ndaj Republikës Domenikane në sekondat e fundit të kohës së rregullt. Australia fitoi pa probleme ndaj Senegalit, Lituania mposhti bindshëm Kanadanë, Franca nuk zhgënjeu ndaj Jordanisë ndërkohë që sukses arritën edhe Brazili dhe Zelanda e Re./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!