Botërori i Atletikës, pak surpriza në finalet e ditës së gjashtë

schedule13:34 - 25 Gusht, 2023

schedule 13:34 - 25 Gusht, 2023

Rikthime të mëdha dhe konfirmime të kampionëve në ditën e gjashtë të Botërorit të Atletikës që po zhvillohet në Budapest.

Në garën e 100 metrave me pengesa për femra medaljen e artë e fitoi Daniel Uilliams. Atletia nga xhamajka regjistroi kohën 12 sekonda e 43 të qindat, duke lënë pas në vijën e finishit kampionen olimpike, Kamaço-Kuin nga Porto Riko. Në vendin e tretë u rendit amerikania Kendra Herrison. Një garë me të vërtetë e fortë e venosur thuajse me foto-finish.

Nuk kishte supriza në 400 metra me pengesa në garimin për femra. Pasi nuk kishte humbuar asnjë garë në këtë vit, holandezja Femke Bol kurorëzoi triumfin e saj me medaljen e artë në Botëror.

Me kohën 51 sekonda e 70 të qindat, 23-vjeçarja mundi konkurrencën e fortë të amerikanes Shemir Litëll në vendin e dytë dhe atletes nga Xhamajka, Rashel Klejton , që e mbylli garën në vendin e tretë.

Në garën e 400 metrave për meshkuj, kampioni i ri i Botës u shpall Antonio Uatson. Sprintieri nga Xhamajka ndali kronometrin në 44 sekonda e 22 të qindad. Në vendin e dytë u rendit britaniku Metju Hadson-Smith, që humbi medaljen e artë vetëm, në 50 metrat e fundit të garës. Me medaljen e bronzit duhet të kënaqej atleti amerikan Kuinsi Holl.

Kanadaja fitoi një tjetër medalje të artë, pasi Kamrin Roxhers triumfoi në hedhjen e çekiçit për femra.

Ajo shënoi rezultatin 77 metra dhe 22 centimetra, duke lënë pas dy hedhëset amerikane Xhen Kasanvoid dhe DeAna Prajs.

Pas triumfit në Olimpiadën e fundit,  Miltiadis Tengoglu konfirmoi veten edhe në Botërorin e Atletikës, duke fituar medaljen e artë në kërcim së gjati. Atleti kërceu 8 metra e 52 centimetra.

Medalja e argjendit u fitua nga xhamajkani Uejn Pinok, që kërceu vetëm dy centimetra më pak. Në vendin e tretë dhe shumë larg dy rivalëve u rendit xhamjakani tjetër Tazhai Gejli./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!