Tërheqja e Iranit nga “Botërori 2026” hap një skenar të papritur deri pak javë më parë. Megjithatë, konflikti në Lindjen e Mesme, me Teheranin në qendër të arenës ndërkombëtare, e ka ndryshuar lojën, ndërsa FIFA duhet të vendosë shpejt për skuadrën që do ta zëvendësojë Iranin në finalet e Kupës së Botës.
Nuk ka një formulë të përcaktuar, pasi pika 7 e nenit 6 të rregullores së qeverisë botërore të futbollit thotë se “FIFA do të vendosë për këtë çështje sipas gjykimit të saj të vetëm dhe do të marrë çdo masë që e konsideron të nevojshme. FIFA mund të vendosë të zëvendësojë federatën pjesëmarrëse në fjalë me një tjetër.”
Statuti lë hapësirë të mjaftueshme për vendimmarrje dhe nuk ofron zgjidhje specifike, por është e qartë se vendimi i Iranit do ta shtyjë FIFA-n të marrë një vendim për këtë çështje.
Zgjidhja e parë mund të përfshijë Irakun.
Por edhe ky është një ekuacion me shumë të panjohura. Kombëtarja irakene duhet të luajë si fillim në finalen e play off më 31 mars.
Këtu fillojnë problemet. Federata e Irakut ka kërkuar shtyrjen e sfidës që do të luhet në fund të këtij muaji në Monterrey të Meksikës, pasi skuadra e ka të pamundur të udhëtojë në kohë për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme.
Nëse tërheqja e Irakut nga play-off zyrtarizohet, FIFA mund ta lejojë atëtë kualifikohet direkt dhe t’i zëvendësojë ata në play-off me Emiratet e Bashkuara Arabe, që u renditën pas kombëtares irakene në fazën kualifikuese.
Por duke u kthyer sërish te statuti që I jep fuqi të plotë FIFA për këtë zgjedhje, një variant tjetër që po merr zë orët e fundit lidhet me një “ëild card”. E thënë më qartë, një ftesë e veçantë për një skuadër të madhe që nuk ka arritur të kualifikohet për në “Botërorin 2026” si përshembull Italia, që gjithsesi duhet të luajë në play off e zonës së Europës.


