Botërori 2018, mediat britanike japin alarmin për tifozët

schedule13:56 - 30 Maj, 2018

schedule 13:56 - 30 Maj, 2018

Mediat britanike dhe ato ruse vazhdojnë akuzat dhe kundër akuzat për sa i përket alarmit që gazetarët britanikë japin rreth huliganëve rusë, të cilët sipas tyre kanë kërcënuar se do të vrasin tifozët homoseksualë që do të jenë të pranishëm në ndeshjet e kampioantit botëror të futbollit Rusi 2018.

Mediat britanike shkruajnë se tifozët homoseksualë, të cilët do të vendosin të ndjekin kombëtaret e tyre të futbollit në Rusi, janë në rrezik për jetën pasi huliganët rusë mund t’i vrasin. Prej kohësh, mediat britanike vënë alarme të tilla duke detyruar kolegët e tyre rusë të reagojnë, kur mungojnë rreth dy javë që nga fillimi i kampionatit botëror të futbollit.

Mediat ruse nga ana e tyre i cilësojnë qesharake këto akuza dhe përpjekje për të zbehur evenimentin në fjalë. Madje citohet edhe kreu i shërbimti të sigurisë që do të merret me mbrojtjen e futbollistëve dhe gjithë pjesëmarrësve të tjerë në këtë kampinat nga Britania e Madhe. Mark Roberts në fakt shprehet se ai kishte shumë besim në aftësitë e Rusisë për të organizuar një kampionat të bukur dhe të sigurtë.

Madje mediat ruse, raportojnë se dhe ministria e Brendshme britanike ka dhënë udhëzime për të shuar çdo shqetësim që mund të kenë ata që do të jenë në Rusi gjatë zhvillimit të kampionatit duke theksuar se pesë ndeshje që përfshinin ekipe britanike, të organizuara në Rusi në 2016-n, u zhvilluan pa asnjë incident./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!