Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bota nënujore e Jonit/ Të apsionuar nga disa vende zhyten për të eksploruar

schedule14:21 - 6 Dhjetor, 2025

schedule 14:21 - 6 Dhjetor, 2025

Biologë  amatorë nga Ukraina, Maqedonia dhe  Belgjika po eksplorojnë bregdetin shqiptar.

Një grup prej gjashtë personash u zhytën  në ujërat e Jonit në zonën e Rradhimës për të fotografuar botën nënujore.

“Jam nga Ukraina. Ne zhytemi për qejf. Shqipëria ka një det të bukur dhe jetë të pasur nënujore.”

Para Vlorës janë zhytur në  brigjet e Ksamilit e Jalës dhe ajo që kanë parë i ka lënë mbresa.

“Peshkaqen pamë afër Jalit. Por ishte i vogël. Këtu kemi ndeshur më tepër oktapodë.”

Ata thonë se kjo është periudha më e mirë për të parë botën nënujore. Në verë i nxehti dhe numri i lartë i pushuesve largojnë gjallesat.

“Ky është viti i tretë që zhytem, jo vetëm në Shqipëri, në Egjipt, Ukrainë.  Nëse ndjek rregullat nuk është e rrezikshme.  Është interesante të shohësh jetën nënurore.  Është e larmishme dhe plot ngjyra.”

Vendi ynë  sipas tyre  te ofron mundesine per te eksploruar edhe për shkak të gjallesave të shumta që  vitet e fundit kanë krijuar habitatet e tyre në ujërat shqiptare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!