Bota në “pushtetin” e koronavirusit, numri i viktimave rritet në më shumë se 6 mijë

schedule17:57 - 15 Mars, 2020

schedule 17:57 - 15 Mars, 2020

Një rritje e menjëhershme e numrit të vdekjeve në Spanjë ka bërë që numri total i viktimave prej koronavirusit në të gjithë botën ta kalojë 6,000.

Kështu, numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 ka shkuar në 6,069 ndërsa numri i të prekurve mbetet 162,577. Numri total shkoi në 6,036 fillimisht pasi 105 persona humbën jetën në Spanjë. Gjithsesi, tashmë numri është mëse dyfishuar në 292 persona.

Ndërkohë që Kina mbetet vendi më i prekur dhe me numrin më të madh të vdekjeve, 3,199 ndërsa pandemia tashmë po përhapet me një shpejtësi të madhe në Evropë ku Italia mbetet vendi më i prekur.

Në Itali, numri i personave të prekur është 21,157 ndërsa kanë ndërruar jetë 1,441 persona. Së shpejti pritet të publikohen edhe të dhënat për ditën e dielë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!