Bota në panik, mbi 119 mijë persona kanë humbur jetën nga Covid 19

schedule07:31 - 14 Prill, 2020

schedule 07:31 - 14 Prill, 2020

Bota vijon të jetë nën pushtetin e koronavirusit i cili çdo ditë po shënon mijëra viktima e të infektuar.

Covid 19 deri më tani ka shënuar 119 702 viktima, ndërsa numri i të infektuarve ka kaluar mbi 1.9 milionë qytetarë.

Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta. Ndërkohë numri i personave që ja kanë dalë që të fitojnë betejën me Covid 19 është 447 948.

Shtetet e Bashkuara tashmë janë vendi i parë në botë përsa i përket numrit të viktimave dhe të infektuarve me 23 644 jetë të humbura deri më tani, i pasuar nga Italia me 20 465 viktima.

Ndërkohë në Shqipëri deri më tani kanë humbur jetën 24 persona ndërsa 467 të tjerë janë konfirmuar të infektuar./abcnews.al