Bota në alarm nga virusi i rrezikshëm, merren masa në Rinas

schedule14:11 - 24 Janar, 2020

schedule 14:11 - 24 Janar, 2020

Koronavirusi i ngjashëm me SARS ka prekur tashmë 20 shtete pasi tmerroi Kinën duke futur në karantinë 3 qytete, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dalë me një deklaratë ku sqaron se Shqipëria është vend me rrezikshmëri të ulët për t’u prekur nga koronavirusi i ri i i identifkuar në Wuhan të Kinës.

Megjithatë, janë marrë masa për të kryer kontrolle në aeroportin e Rinasit për udhëtarë të mundshëm që mund të jenë prekur.

“Në zbatim të rekomandimeve të OBSh-së, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka nxjerrë një urdhër për marrjen e masave parapërgatitore, për t’u mbrojtur nga depërtimi i koronavirusit të ri, edhe pse duhet theksuar se, sipas OBSH jemi kushtet kur ende nuk ka të dhëna të qarta mbi mënyrën e trasnmetimit nga njeriu tek njeriu.

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, ISHP duhet të përforcojë survejancën e infeksioneve të rënda respiratore akute në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit. Urdhri specifikon që ISHP të përgatisë përkufizimin e rastit, udhëzimet për survejancën, hetimin epidemiologjik dhe menaxhimin e rasteve në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit.

Sipas urdhrit të Ministres Manastirliu strukturat përgjegjëse të marrin masat për vënien në zbatim të planeve të emergjencës për reagimin ndaj infeksioneve virale, sipas shkallës së rrezikshmërisë” – thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!