Liverpool është kampion bote! Të kuqtë e Jurgen Klopp mposhtën Flamengon në finale me rezultatin 1-0. Duhet të prisnim plot 100 minuta që kjo sfidë të zhbllokohej. Ishte Mane ai që shërbeu për Firminon, i cili lë në tokë një mbrojtës dhe portierin kundërshtar për të shënuar.
Ky gol i “Bobby” Firminos mjaftoi që Liverpool të mposhtë Flamengon dhe të marrë trofeun prestigjioz. Pas plot katër tentativash, e fundit në vitin 2005, Liverpool arrin të bëhet kampion bote, për herë të parë në historinë e klubit. E merituar!/abcnews.al
Botërori i Klubeve, finale
Liverpool – Flamengo 1-0
Firmino 100′