Vazhdojnë sanksionet ndaj Rusisë, për shkak se filluan sulmet ushtarake ndaj Ukrainës më 24 shkurt. Pas përjashtimit të kombëtares dhe klubeve dhe sportistëve rusë nga çdo aktivitet, sanksionet nuk mbarojnë me kaq.
Formula 1 është kompeticioni tjetër i sportit që kundështon fort sulmet ndaj ukrainës dhe ka vendosur të ndërpresë kontratën me rusët, dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë më gara të Formula 1 në Rusi.
Ky është vendimi i fundit i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit.
Javën e kaluar ishte anuluar gara për shpërblimin e madh të Rusisë, ndërsa tani rusët e kanë marrë edhe një tjetër goditje.
E papritur është fakti se FIA-s nuk e ka anulimi vetëm për këtë vit garën, por vendimi i tyre është se do të ndërpritet përfundimisht kontrata dhe se nuk do të mbahet më gara e Formula 1 në Rusi. /f.a/abcnews.al