Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bota dënon sulmin në Sidney/ Reagime nga liderët globale pas ngjarjes së rëndë në festën hebraike

schedule17:21 - 14 Dhjetor, 2025

schedule 17:21 - 14 Dhjetor, 2025

Liderë botërorë dhe zyrtarë të lartë kanë dënuar sulmin e rëndë në Australi, gjatë një feste të kalendarit hebre.

Sekretari I Shtetit Marko Rubio tha se Shtetet e Bashkuara dënojnë me forcë sulmin terrorist dhe theksoi se antisemitizmi nuk ka vend në këtë botë.

Familja Mbretërore Britanike dënoi gjithashtu sulmin dhe dërgoi ngushëllime për familjet dhe miqtë e të vrarëve.

Kryeministri britanik Keir Starmer shprehu mbështetjen e tij dhe të vendit të tij për Australinë dhe komunitetin hebre në këtë vend.

Ndërkohë Giorgia Meloni shprehu ngushëllimet në emër të Italisë dhe dënoi çdo formë dhunë dhe antisemitizmi.

Sulmi u dënua edhe nga vendet e Lindjes së Mesme. Ministria e Jashtme e Katarit tha se dënon dhunën dhe terrorizmin pavarësisht motivit, ndërsa edhe Irani mbajti të njëjtin qëndrim.

Reagimet më të ashpra erdhën nga Izraeli, sidomos pasi u mësua se mes viktimave ishte edhe një shtetas izraelit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Australia duhet ta zëvendësojë dobësinë me forcë në luftën e saj ndaj antisemitizmit.

Nga ana tjetër presidenti Isaac Herzog e quajti sulmin në ditën e Hanukkah tejet mizor dhe I bëri thirrje Kanberrës të marrë masat e duhura.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!