Inter-Bayer Leverkusen është një sfidë interesante dhe të dy skuadrat do të bëjnë maksimumin për t’u kualifikuar në gjysmëfinalet e Europa League. Kjo sfidë do të luhet nesër në mbrëmje në “Merkur Spiel-Arena”, stadiumin e Dusseldorfit.
Trajneri i “Aspirinave”, Peter Bosz vlerëson zikaltrit e Contes në konferencë për shtyp, por nuk i ka frikë aspak. Holandezi dëshiron kualifikimin mes katër ekipeve më të mira dhe ka një mesazh për djemtë e tij.
“E kemi studiuar Interin, i kemi parë ndeshjet e tyre në Serie A dhe Evropë. Janë shumë të fortë, por e kemi kualitetin dhe forcën për t’i mposhtur.
Duhet të zhvillojmë një ndeshje perfekte për t’u kualifikuar dhe nuk na lejohen gabimet. Çdo gafë do na kushtojë rëndë, por duam të jemi protagonistë dhe duam të sigurojmë gjysmëfinalet“, thekson Bosz. /abcnews.al