Boston merr kreun e renditjes, Doncic-Hardaway “falimentojnë” Lakers

schedule12:16 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 12:16 - 13 Dhjetor, 2023

Kampionët në fuqi të NBA, Denver Nuggets lanë pas përfundimisht minikrizën, teksa morën fitoren e dytë radhazi, të 16-tën sezonale, duke mundur 114-106 Chicago Bulls, në fushëne  këtyre të fundit. Jackson me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë për Denver, ndërkohë që 50 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit, duke i bërë të pavlefshme 53 pikët e dyshes White-Vucevic.

Pasi fitoi edicionin e parë të Kupës në NBA, Los Angeles Lakers u mund me rezultatin e ngushtë 127-125 nga rivalët e Dallas. Doncic me 33 pikë e Hardaway me 32 fituan duelin me dyshen Davis-James, që realizuan 70 pikë së bashku.

Në sekondat e fundit humbet edhe Golden State, që u mund 119-116 nga Phoenix, ndeshje me rivalitet. Booker me 32 pikë ishte lider në fund për Suns, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Stephen Curry për Warriors, që mbeten në vend të 11-të.

Ndërkaq, në Lindje fiton pa probleme Boston Celtics, që mposhtë në “shtëpinë” e tyre, Cleveland me rezultatin 120-113, me të gjithë titullarët e Celtics realizuan mbi 10 pikë, ndërkohë që fitorja e ngjit ekipin në krye të renditjes. /i.m /abcnews.al