Bosnje dhe Hercegovina nuk po i heton pretendimet se Radoiçiç ka siguruar armë nga Tuzlla

schedule13:59 - 6 Nëntor, 2023

schedule 13:59 - 6 Nëntor, 2023

Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës nuk ka iniciuar ndonjë hetim mbi pretendimet e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd se Millan Radoiçiç, ish-kryetar i Listës Serbe në Kosovë, ka siguruar armë, municion dhe eksplozivë nga Tuzlla – arsenal që më 24 shtator është përdorur në një sulm kundër policisë së Kosovës në Banjskë.

Në atë sulm ka mbetur i vrarë polici kosovar, Afrim Bunjaku, ndërsa në përleshjet që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.

“Në Prokurorinë e Bosnje dhe Hercegovinës nuk kemi marrë asnjë raport nga organet policore për veprën e mundshme kriminale dhe autorët; nuk kemi marrë asnjë informacion nga institucionet e vendeve fqinje, kështu që nuk ka pasur urdhër për kryerjen e ndonjë hetimi”, tha Boris Grubeshiç, zëdhënës i Prokurorisë së Bosnje dhe Hercegovinës, për Radion Evropa e Lirë.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka bërë të ditur se Radoiçiq akuzohet për sigurimin e armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla, në verilindje të Bosnje dhe Hercegovinës, nga janari i këtij viti deri më 24 shtator.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!