Bosnjë dhe Hercegovina është vendi i radhës që ka konfirmuar rastet e para me variantin e ri të Covid, Delta.
Mediat bëjnë me dije se tre rastet e para në këtë vend janë konfirmuar nga ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik të Federatës së BeH, Sinisha Skoçibushiç.
Ai është shprehur se takimi i sotëm do të jetë një mundësi reale për të koordinuar aktivitetet e reja.
“Së shpejti ne do të kemi më shumë vaksina dhe vetëm me anë të vaksinimit dhe masave individuale mund ta ndalojmë plotësisht pandeminë”, ka thënë ndër të tjera ai. /abcnews.al