Bosnja, e treta në botë për ndotjen/ Monitorimi i ajrit, renditet pas Pakistanit dhe Indisë

schedule15:38 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 15:38 - 21 Dhjetor, 2023

Komuna e Sarajevës, kryeqytetit të Bosnje Hercegovinës ka shpallur gjendjen e alarmit këtë të enjte për shkak të niveli të lartë të ndotjes së ajrit.

Sipas AirVisual, një kompani zviceriane që merret me monitorimin në kohë reale të ndotjes së ajrit në të gjithë botën, Sarajeva është një ndër qytetet më të ndotura përgjatë ditëve të fundit.

Situata e ndotjes së ajrit paraqitet kritike edhe në Maqedoninë e Veriut, Shkupi është shpallur vendi i 9-të me ndotjen më të lartë të ajrit në botë.

Prishtina kryeqyteti i Kosovës, renditet në vendin e 11 në renditjen e Airvisual si qyteti më i ndotur në botë.

Sa I përket Tiranës, kryeqytetit tone nivelet e ndotjes së ajrit janë në nivele të moderuara, shumë here më mire sesa në vende të tjera të rajonit.

Në Sarajevë përqëndrimi i mikrogrimcave të rrezikshme të pluhurit PM 2,5 ishte në nivelin e 245 mikrogramëve për meter kub, 49 herë më e lartë se sa norma e toleruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Vetëm kryeqyteti i Pakistanit dhe i Indisë janë aktualisht më të ndotura se Sarajeva e cila renditet nga AirVisual në vendin e tretë si kryeqyteti më i ndotur në Botë.

Komuna e Sarajevës pasi ka shpallur gjendjen e alarmit iu ka kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë sa më shumë në shtëpitë e tyre, ndërsa është ndalur edhe qarkullimi i motorëve apo automjeteve EURO 3./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!