Mëngjesin e kësaj të enjte një ekzekutim mafioz ka ndodhur në mes të Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Piramidës ku është ekzekutuar me armë zjarri selenciator 66 vjeçari, Behar Sulo Sofia nga Lapardhaja Beratit banues ne Rrugen e Qelqit Kombinat.
Sofia është një emër i njohur për policinë si një person i përfshirë në aktivitete kriminale të drogës.
Sipas gazetarit Artan Hoxha, ai është arrestuar sëbashku me Abdulselam Turgut disa vite më parë për trafikun e dhjetëra kilogramëve drogë nga Turqia në Shqipëri. Bizneseve të tij pranë stadiumit Dinamo në Tiranë i janë vendosur shpesh tritol me qëllim paralajmërimin e tij.
Ndër të tjera kujtojmë se 66 vjeçari në gusht të vitit 2009 ka qenë një ndër emrat e përfshirë në ngjarjen e Durrësit ku u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin.
Gjithashtu për të zbardhur motivet e krimit, policia ka rihapur edhe një ngjarje të ndodhur në Berat në vitin 1997, ku dyshohej se Behar Sofia ishte i implikuar.
Ndërsa si pistë kryesore kanë atë të larjes së hesapeve për prishjen e pazareve të trafikut të heroinës.e.su./abcnews.al