Zjarri në Ishullin Rodos vijon të jetë jashtë kontrollit për të 6-ën ditë rradhazi ndërsa si pasojë e flakëve që iu afruan të paktën tri resorteve të pushuesve në këtë ishull janë evakuar 30 mijë persona ku mes tyre janë 2000 mijë pushues.
Për largimin e tyre nga ishulli u përdorën tre anije të rojës bregdetare, një varkë shpëtimi e ushtrisë si dhe tridhjet varka private me vela.
Janë 10 avionë dhe pesë helikopterë që po punojnë për shuarjen e zjarrit nga ajri ndërsa në terren ndodhen mbi 266 forca zjarrfikëse.
Në pamjet e publikuara nga mediat greke shihet që mëngjesin e kësaj të diele zjarri ka avancuar në fshatin Kiotari.
Sipas përditësimeve të fundit nga autoritetet greke janë 4 vatra aktive zjarri vetëm në ishullin Rodos, ndërsa beteja me flakët vijon edhe në zona të tjera të Greqisë. Gjatë mbrëmjes nga flakët është përfshirë edhe një zonë pyjore në very të Korfuzit, ku edhe aty ka nisur evakuimi I banorëve.
Pamjet apokaliptike të zjarreve në ishullin grek kanë bërë xhiron e rrejtit ndëra vendi fqinjë po përballet me një nga situatat më të këqija të zjarreve ndër vite.
Në Greqi, meterologët kishin paralajmëruar se kjo do të ishte fundjava më e nxehtë në 50 vite me termometrin që shënon mbi 45 gradë celcius./abcnews.al