Borxhi i jashtëm i Rusisë ra në nivelin më të ulët në 15 vjet

schedule22:01 - 29 Mars, 2023

schedule 22:01 - 29 Mars, 2023

Borxhi i jashtëm i Rusisë ra në 380.5 miliardë dollarë në vitin 2022, niveli më i ulët në 15 vjet, njoftoi sot Banka Qendrore e Federatës Ruse.

Sipas një deklarate të publikuar në faqen e saj të internetit, borxhi i jashtëm i Rusisë u tkurr në vitin 2022 me 21.1% (101.8 miliardë dollarë), duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 2007. Kjo është ulja më e madhe që nga viti 2014 kur borxhi i jashtëm i Rusisë ishte tkurrur me 129 miliardë dollarë.

Njoftimi theksoi gjithashtu se suficiti i bilancit të pagesave të Rusisë në vitin 2022 arriti në 233 miliardë dollarë, pothuajse dy herë më shumë se në vitin 2021.

Më herët sot, Vladimir Putin, pranoi publikisht për herë të parë se sanksionet perëndimore kundër Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë mund të kenë një ndikim negativ “afatmesëm” në ekonominë ruse. /abcnews.al