Borxhi i frikshëm, Grenti president dhe keqardhja e madhe: “Zbërthehet” Goldi Halili

schedule23:52 - 11 Janar, 2021

schedule 23:52 - 11 Janar, 2021

Te Tirana së fundmi ka pasur shumë zhvillime si ajo e bllokimit të merkatos dhe e zgjidhjes së shpejtë të kësaj çështje dhe të afrimeve në merkato. Në lidhje me këto çështje në emisionin Pressing në ABC është ftuar Goldi Halili, drejtoresha administrative e Tiranës, njëkohësisht edhe vajza e presidentit Refik Halili.

“Jam e bindur me organikën e Tiranës dhe historia flet vetë. Objektivat janë aty dhe synimi ynë është mëse i qartë. Kemi respekt për Vllazninë brenda dhe jashtë fushe. Kam një mllef për mënyrën sesi Tirana është trajtuar në panelet e TV. Ne erdhën nga një fitore e madhe e titullit dhe nuk e kam parë dashamirësinë nga të tjerët, megjithëse unë e kam pritur brenda familjes.

Kemi marrë kritika që nuk janë gjithmonë konstruktive. Më pëlqen që gjërat t’i them hapur. Nëse doni mjaltë mos e godisni shtëpinë e bletëve. Për aq sa kam parë Tirana nuk ka qenë në fokusin e duhur dhe mendoj se ata që duhet të kuptojnë diçka, e kanë kuptuar.

 

Duhet të mësojmë nga gabimet dhe presioni për të mbajtur titullin nuk është pak, por ne jemi Tirana dhe gjithmonë prodhojmë polemika. Tashmë gjithçka është sistemuar, çështja e merkatos ishte diçka e papritur dhe nuk kishim asnjë njoftim. As Federata nuk ka njoftuar.

Çështja Cisse kishte vite që krijonte probleme, janë krijuar disa çështje, e kemi çuar edhe në CAS dhe nuk kishte zgjidhje. Gjithçka u arrit shumë shpejt dhe ishte kohë rekord. Jemi palë e tretë dhe kemi shlyer pr një lojtar, që nuk dihet ku është sot. Falenderojmë edhe Federatën sepse na ndihmuan edhe ata me kontaktet e tyre. Ishte këmbëngulje dhe bezdisje për të marrë atë që deshëm.

Diferenca e pikëve është e vogël. Vllaznia më ngjan edhe me Tirana e para shumë viteve. Dua të prek edhe babin tim dhe sa ai ka harxhuar për të qenë këtu. U morëm disa vendime jo të favorshme për nisjen e sezonit, por mendoj se im atë e ka justifikuar veten dhe i ka dedikuar shpirtin Tiranës.

 

Jam vullnetare te Tirana, si tifoze, bëj detyrën familjare dhe atë që më thërret zemra. Im atë ka pasur pranë vetes persona që kanë merita, por edhe të tjerë që nuk kanë bërë më të mirën e tyre. Unë mendoj se me prekjen time dhe të tjerëve pranë meje si staf administrativ mendoj se ia dalim të pastrojmë probleme të mbartura prej ditësh si çështja e Cisse.

Nuk mbaj në shpatulla përgjegjësi e vetme. Vëllai është rritur në botën e sportit dhe është ai, që nëse do ketë pasues, do jetë ai. Grentin e kam ngacmuar për atë që tha babai dhe i thashë se nesër nuk vij në punë. Ne nuk e kemi trashëguar, por po japim më të mirën. Tirana është pasioni i babit dhe ai ëndërron për të.

E njoh shumë mirë Deden dhe diskutojmë me njëri-tjetrin. Dede ka thënë se ekipin nuk e ka ndërtuar ai, por kjo ka dalë nga konteksti. Ai kurrë nuk i hedh poshtë djemtë e tij. Ai e ka thënë qartë se beson te lojtarët dhe ka ardhur për të dhënë më të mirën e tij në familjen bardheblu.

 

Planet e merkatos janë të njëjta dhe negociatat vazhdojnë. Di të them se pjesëmarrja në Kupat e Europës na krijoi lidhje të ngushta me Young Boys për Seferin. Jemi në kërkim për të blinduar repartin e sulmit. Unë dua të sigurohem që kur t’i fus ata lojtarë në TMS (sistemi i federimit në FIFA), të mos ketë probleme.

Unë jam rritur me Arbin dhe Egbo dhe nuk më pëlqen sesi flitet për largimet e tyre. Arbit babai i ka dorëzuar çelësat e shtëpisë dhe më vjen keq që u largua. Më shumë më ka ardhur keq për ikjen e Cobbinah. Ishte djalë me shumë vlerë brenda dhe jashtë fushës dhe nuk deshëm të largohej si Doka, me parametra zero. Ai e donte Tiranën me shpirt, por ishte i ngarkuar psikologjikisht dhe krijonte probleme në fushë.

Im atë e quan therje dhe është shumë e frikshme, rreth 340 mijë euro. Fatmirësisht arriti të sigurojë një shumë të madhe për këstin e parë me klubin e Wydad. Nuk mund të them se ky harxhim e cënon merkaton sepse babai im është ambicioz dhe financat te ne janë të shëndosha”, u shpreh ndër të tjera Goldi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!