“Borxhe të papaguara”, atentati në Bashkinë e Lushnjes, gazetari: Nuk ishte e papritur

schedule17:30 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 17:30 - 31 Dhjetor, 2019

I ftuar në studion e “ABC News” gazetari, Andi Qosja ka folur për atentatin që iu bë kryetarit të Bashkisë së Lushnjes.

“Nuk ka qënë e papritur, nuk është e kuptueshme përse kreu aktual nuk ka bërë denoncimin në polici. Duke qënë një ish-punonjës në administratë ka arritur të depërtojë qetësisht”, tha Qosja.

Gjithashtu Qosja është shprehur se autori ka hyrë qetësisht duke pritur kur kryetari i bashkisë ka hyrë në ambientetet e bashkisë dhe qetësisht i është drejtuar zyrës së tij. Ai theksoi se duhet të ishte bërë një ndërhyrje për ta ndaluar autorin.

“Sipas raport shërbimit nuk është raportuar asgjë dhe policia nuk është njoftuar nga vet punonjësit e sigurisë, por nga persona të tjerë të cilët janë lënduar. Ka një mosrakordim të informacioneve të dhëna nga personeli i sigurisë nga ngjarja që ka ndodhur në realitet. Gëzim Saraçi ka njohje fëmijërie me kreun aktual të bashkisë së Lushnjes”, tha ndër të tjera Qosja.

Gjithashtu ai theksoi se pista kryesore është shlyerja e borxheve të papaguara.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!