Borussia Dortmund nuk i ka thënë “jo” dhuratës së Bochum. Verdhezinjtë kanë triumfuar 0-3 në transfertë kundër Union Berlin dhe kanë çuar në gjashtë pikë diferencën me kryesuesit e Bayern Munich.
Verdhezinjtë e zgjidhën shpejt ndeshjen, pas në 25 minutat e para të ndeshjes realizuan dy gola më anë të sulmuesit gjerman Marco Reus. Dortmund po dominonte dhe i shfrytëzoi rastet.
Në pjesën e dytë shënoi golin e tretë Guerreiro, i cili praktikisht edhe i vuri kapak kësaj ndeshjeje që nuk mendohej të ishte kaq e lehtë për Dortmund, pasi Union Berlin kishte marrë 10 pikë në katër ndeshjet e fundit.
Union Berlind – Borusia Dortmund 0-3
Reus 18’, 25’, Guerreiro 71’
/ abcnews.al