Një skaf u përfshi nga flakët në plazhin e Borshit mesditën e sotme. Por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Ata që ndodheshin në skaf u hodhën menjëherë në det.
Ngjarja ndodhi në sy të gjithë pushuesve të cilët u panikosën nga zjarri. Nuk dihen ende shkaqet por policia po heton për të hedhur dritë mbi ngjarjen.
Pak kohë më më parë një anije turistike në Karaburun u përfshi nga zjarri duke u djegur plotësisht./ABC News Albania 24/7