Borrell u dorëzon vendeve të BE raportin/ Prenkaj: Shumë shtete e kanë parë Kosovën me skepticizëm

schedule16:18 - 18 Qershor, 2024

schedule 16:18 - 18 Qershor, 2024

Joseph Borell u ka dorëzuar raportin e vendeve të BE, dhe tashmë pritet edhe të jepet një vendim për sanksionet për Kosovën.

Në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, ambasadori Albert Prenkaj komentoi këtë raport të dorëzuar nga Borell për Kosovën.

Gjatë kësaj interviste ai u shpreh se shumë vende e kanë parë Kosovën dhe zhvillimet e saj me skepticizëm.

“Kryeministri i Kosovës dha shpresa se raporti është pozitiv, por pamë edhe reagimin e Peter Stano që dokumenti nuk do të thotë se kishte reagime pozite për heqjen e masave ndaj Kosovës”, tha ai.

Gjithashtu ai komentoi edhe vizitën e Lajçak në Kosovë duke thënë se Lajçak bën thirrje për gjetjen e një zgjidhje për dialogun sa më shpejt të jetë e mundur.

“Qëllimi i tij përfundimtar është që Kosova të fillojë implementimin e asociacionit që do të fillojë edhe me njohjen e dokumenteve nga ana e Serbisë. Pra është kjo përpjekja që të bindë të dy palët për këtë asociacion. Pritet të sqarohet ‘fotografia’ politike e Europës dhe që palët në dialog të fillojnë implementimin dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për marrëveshjet. Por do të shohim edhe një periudhë presioni…Sa i përket presidentes ajo ka lënë një mundësi, një derë të hapur, por kryeministri nuk ka qenë shpresëdhënës”, tha ndër të tjera Prenkaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!