Borrell, thirrje për ndërprerje të menjëhershme të konfliktit Armeni-Azerbajxhan

schedule14:32 - 13 Shtator, 2022

schedule 14:32 - 13 Shtator, 2022

Kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Europian ka bërë thirrje për një “ndërprerje të menjëhershme të armiqësive” midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Është e domosdoshme që armiqësitë të marrin fund dhe të dy vendet të ulen në tryezën e bisedimeve. Të gjitha forcat duhet të kthehen në pozicionet e tyre para këtij përshkallëzimi dhe armëpushimi duhet të respektohet plotësisht”, tha Josep Borrell në një deklaratë.

Ai shtoi se një i dërguar i posaçëm i BE-së do të shkonte në rajon “për të mbështetur de-përshkallëzimin e nevojshëm dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm në procesin e dialogut të Brukselit midis udhëheqësve armenë dhe azerbajxhanas”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!