Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka mirëpritur sanksionimin e disa serbëve nga Kosova, të cilët sipas Shteteve të Bashkuara janë pjesë e një grupi të krimit të organizuar.
Borrell është shprehur se vendosja e sanksioneve ndaj disa serbëve nga Kosova, është hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.
“Shkatërrimi i rrjeteve kriminale transnacionale kontribuon në sigurinë, stabilitetin dhe përmirëson sundimin e ligjit në mbarë rajonin. BE-ja është plotësisht e angazhuar në arritjen e këtij synimi të përbashkët”, shkruan Borrell./abcnews.al
The designation by the U.S. is an important step in fighting organised crime in the #WesternBalkans
Dismantling transnational criminal networks contributes to security, stability &improves rule of law in the entire region. The EU is fully engaged in pursuing this common objective https://t.co/VJkUpxkqzr— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) December 9, 2021