Borrell: Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë

schedule18:22 - 26 Tetor, 2023

schedule 18:22 - 26 Tetor, 2023

 

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se po tentojnë të gjejnë një zgjidhje brenda dialogut.

Ai ka thënë se ka gjasa të dalë nga Samiti i BE-së dhe të takohet sërish me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Puna po vazhdon. Ndoshta duhet të largohemi nga mbledhja e Këshillit e të ulemi sërish me liderët e Kosovës e Serbisë, të shohim nëse mund të gjejmë një zgjidhje brenda dialogut. Nuk ka zgjidhje tjetër. Rruga evropiane e Kosovës e Serbisë shkon nëpërmjet këtij dialogu”, ka thënë Borrell për media.