Shefi për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell përsëriti në një konferencë për mediat edhe njëherë nevojën urgjente për të mbajtur zgjedhje të reja në veri të Kosovës, me kushtin që të ketë edhe pjesëmarrje të serbëve, si një mënyrë për të depërshkallëzuar situatën e krijuar kohët e fundit.
“Patëm një diskutim në lidhje me situatën e krijuar në Kosovë dhe në Serbi. Fola për takimin e zhvilluar të premten e kaluar me Kurtin dhe Vuçiç, por takimet fatkeqësisht nuk sollën zbulime të menjëhershme. Theksuam nevojën për deeskalimin për të vijuar me ato që kemi theksuar: lirimi i tre policëve, anëtarët e shtetit duhet që të marrin masa për të rritur dhe suportuar dialogun.
Zgjedhjet duhet të organizohen në të katërta komunat në veri të Kosovës me kushtin e pjesëmarrjes së plotë nga serbët dhe të dyja palët, anëtarët e shtetit duhet të jenë gati. Ata pretendojnë të jenë anëtarë të BE-së, ne duhet të presim që të kenë një sjellje evropiane. Në ditët në vijim, do të vijojmë kontekstin tonë me të dyja palët por anëtarët e shtetit duhet të jenë gati të jenë aktiv dhe të suportojnë punën tonë.“, tha Borrell./abcnews.al