Borrell: Ofensiva në Rafah do të shkaktojë më shumë viktima civile, pavarësisht se çfarë thotë Izraeli

schedule09:47 - 7 Maj, 2024

schedule 09:47 - 7 Maj, 2024

Ofensiva ushtarake në Rafah e paralajmëruar nga Izraeli ka të ngjarë të vrasë më shumë civilë palestinezë dhe po kryhet pavarësisht paralajmërimeve të qarta kundër saj nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, thotë kryediplomati i unionit, Josep Borrell.

“Ofensiva e Rafahut ka filluar përsëri, pavarësisht nga të gjitha kërkesat e komunitetit ndërkombëtar, SHBA-ve, vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të gjithë i kërkojnë [kryeministrit izraelit] Netanyahu të mos sulmojë”, u tha gazetarëve Borrell.

“Kam frikë se kjo do të shkaktojë sërish shumë viktima, viktima civile. Çfarëdo që të thonë ata”, thotë ai, duke shtuar: “Nuk ka zona të sigurta në Gaza”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!