Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell do të mbledhë liderët e Ballkanit Perëndimor për një drekë tradicionale pune sot në Nju Jork, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, sipas një njoftimi të Komisionit Europian.
“Të mërkurën, Përfaqësuesi i Lartë Borell do të presë gjashtë liderë nga Ballkani Perëndimor në një drekë tradicionale pune”, thuhet në njoftimin e Komisionit.
Vitin e kaluar, Borrell mbajti gjithashtu një takim jozyrtar me krerët e Ballkanit Perëndimor në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
/abcnews.al