Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, në një letër drejtuar vendeve në zhvillim dhe atyre të G20-ës ka theksuar se lëvizjet e fundit të Rusisë po krijojnë pasiguri ekonomike.
Sipas tij ky veprim i Rusisë që ofron grurë me kosto të ulët për ekonomitë në zhvillim rrit pasigurinë globale ushqimore.
Ndër të tjera përmes kësaj letre ai synon që ti nxisë këto vende të flasin me një zë të qartë dhe të unifikuar për ta shtyrë Moskën t’i kthehet marrëveshjes së grurit.
“Ndërsa bota përballet me ndërprerje të furnizimit dhe rritje të çmimeve, Rusia u afrohet vendeve vulnerabël me oferta dypalëshe të dërgesave të drithërave me zbritje, duke pretenduar se zgjidh një problem të krijuar nga vetja”, thuhet ndër të tjera në letër.
“Kjo është një politikë cinike që armatizon qëllimisht ushqimin për të krijuar varësi të reja, duke përkeqësuar dobësitë ekonomike dhe pasigurinë globale të ushqimit,” shton Borrell.